Lajmet e fundit

Alarmi i inteligjencës gjermane, Arabia Saudite po shndërrohet në një faktor destabilizues në Lindjen e Mesme

Arabia Saudite është konsideruar gjithnjë si një faktor stabilizuese e rajonit të Lindjes së Mesme. Por mesaduket strategjia e saj ka ndryshuar. Shërbimi i jashtëm i inteligjencës gjermane BND, në një analizë për situatën në Lindjen e Mesme, paralajmëron se familja mbretërore saudite ka nisur të përzihet në punët e brendshme të vendeve të rajonit dhe të luajë një rol agresiv dhe destabilizues. Inteligjenca gjermane konstaton se Arabia Saudite po synon të marrë pozitat e një fuqie rajonale sunite në rajon. Në këtë sfidë është në konkurrencë të fortë me Iranin shiit. Kjo shihet qartë përfshirjen e dy vendeve në konfliktet rajonale, siç është rasti i atij Sirisë, ku Arabia Saudite në aleancë me perëndimin kërkon rrëzimin e presidentit shiit Bashar al-Asad dhe vendosjen e një qeverie sunite. I tillë është edhe rasti i Jemenit, ku sauditët u përfshinë me ushtri në konfliktin e brendshëm, në mbrojtje të qeverisë sunite të vendit, e cila u rrëzua me grusht shteti nga militantët shiitë të mbështetur nga Irani.

Me mjaft kriticizëm shihet roli i gjeneratës së re të politikanëve sauditë, me tipare ekstremiste. I tillë është në veçanti ministri i ri i brendshëm, Mohamed bin Salman, princ i kurorës dhe djali i mbretit Salman Bin Abdulaziz. Synimi i tij është të vendosë themele të forta, për të qenë ai trashëgimtari i fronit mbretëror. Ndaj dhe ndjek një politikë agresive si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për të fituar përparësi ndaj pretendentëve të tjerë brenda familjes, për fronin, mbretëror.
Faktor përcaktues në rolin hegjemonist në rritje të Arabisë Saudite me Iranin është rënia e besimit tek një aleat si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një rol në zbehje si forcë rregullatore në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.