Dikur ka qenë njëri nga hotelet më me renome në rajon. Ndërtesa që sot ka mbetur si simbol i luksit komunist, Hotel Grand Prishtina ku edhe vet Josip Broz Tito ka fjetur, tashmë i ka humbur shkëlqimi, raporton ORAinfo.
Madje para pak ditësh është shpallur nga mediet e huaja si njëri nga 27 vendet më të frikshme në botë.
Këtë ua vërteton edhe ORAinfo.
Në këtë hotel, i cili i ka hapur dyert për mysafir qysh në vitin 1980, nuk ka pasur asnjë investim.
ORAinfo ju sjellë fotografi nga bodrumet e Grandit, të cilët duken sikurse në filma horror.
Aty poshtë nuk ka dritë të mjaftueshme, uji pikon nga gypat e vjetruar, ndërkaq muret janë të përlyera dhe tavanet e dëmtuara.
Në bodrume po ashtu ka dhoma që nuk përdoren fare dhe janë mbushur me bërllok.
Errësira dhe lëvizjet e dyerve që lëshojnë zhurmë ta fusin frikën deri në palcë.