Komuna e Ferizajt gjatë javës që lamë pas, i ka dhënë në shfrytëzim (me qira) katin e parë të objektit të QKMF-së në Ferizaj Spitalit Ndërkombëtar Indian të Syrit duke mos e respektuar procedurat ligjore.
Organizata Iniciativa për Progres e cila monitoron punën e komunës së Ferizajt ka vërejtur disa parregullsi në dhënien me qira të katit të parë të QKMF-së. Zyrtarë të kësaj organizate than se këtë proces e kanë përcjell disa shkelje ligjore.
“Organizata INPO reagon ashpër ndaj praktikave të mbrapshta të dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për interesa të caktuara parciale dhe jo në interes të komunës dhe të qytetarëve në përgjithësi. Gjithashtu nuk janë e respektuar Ligjin Nr.04/L-144 për Dhënie në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës si dhe rregulloren QRK Nr. 23/2013 Megjithatë, INPO gjatë hulumtimit të çështjes, ka gjetur shkelje edhe në procedurën e prokurimit (ankandit publik) që nga ftesa për ofertim e deri të nënshkrimi i kontratës” tha zyrtarja e organizatës INPO Albulena Nrecaj.
Organizata INPO shpreh indinjatë të thellë për të gjitha këto shkelje dhe veprime të mbrapshta të zyrtarëve të komunës së Ferizajt dhe i bën thirrje Kryetarit që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të respektuar ligjin.