Lajmet e fundit
Bllokimi i Kuvendit, a do te qojë vendin në zgjedhje të parakohëshme?

Bllokimi i Kuvendit, a do te qojë vendin në zgjedhje të parakohëshme?

Forcat politike të vendit nuk kanë përjashtuar mundësin që të shkohet edhe në zgjedhje të parakohëshme parlamentare, edhe pse këtë nuk e preferojnë aq shumë. Pikërisht kërkesa për miratimin e raportit të qeverisë për privatizimin e 75 për qind të PTK dhe krijimi i një grupi hetimor, të parashtruara nga PDK dhe LDK kanë vënë në ngërc punën e Kuvendit.

Ndërkohë që AAK ka theksuar se jeta institucionale është në krizë që mund të pasohet me zgjedhje të përgjithshme paralamentare edhe pse pa kodin penal. Seanca e kuvendit është ndërprerë për shkak të një konsulte, për të cilën nuk ka pasur vullnet nga ana e LDK pasi sic theksuan duhet respektuar rendin e ditës.

Ndërkohë shefi i grupit parlamentar PDK ka akuzuar LDK duke thënë  se duhet të respektohen ligjet dhe rregullorja e punës së Kuvendit, duke insistuar që në rend ditë të përfshihet raporti I qeverisë për privatizimin e PTK. “Ne  kemi një pozicion dhe ai pozicion i ynë është të respektohen rregullorja e Kuvendit, ligjet të cilat I ka aprovuar poashtu ky Kuvend. Të respektohern të drejtat e deputetëve dhe kërkesa jonë vklerësoj se është shumë e ligjshme , e arsyeshme”, tha ai.  Sipas tij shqetësues është fakti që me këtë klimë të krijuar, po transmetojnë një mesazh tepër negativ para investitorëve serioz për të cilët vendi ka nevojë. “Qeveria ka qenë e akuzuar po nga kjo opozitë se nuk po krijon kushte për investitorë. Me këto veprime që po i bënë opozita vërtet se jemi të shqetësuar se nuk po e qon një mesazh pozitiv por po qon mesazh tepër tepër negative  dhe po e dëmton procesin si dhe ekonomin e vendit tone”, tha ai

Grabovci akuzoi se të gjitha këto veprime LDK po i bënë për fushatë duke manipuluar me ndjenja të qytetarëve.” Viti i ardhshëm është vit zgjedhor, nuk e besoj se është në interes as të subjekteve politike që po e bllokojnë punën. Është qëllim për të luajtur me ndjenjat e qytetarëve. PDK është e gatshme në cdo kohë ti përgjigjet cdo kërkese dhe cdo vendim të parlamentit të Kosovës, PDK e ka respektuar dhe do ta respektojë më përpikëri”, tha Grabovci.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK Ismet Beqiri tha se nuk do të bëhen pjesë e votimit të një raporti i cili tenton me legjitimuar një proces të paligjshëm. “Fundi i fundit këta janë pozitë, i kanbë numrat dhe le ta privatizojnë, por ne do të bëjmë c’mos që kjo të mos ndodh dhe do ta kryejmë obligimin që kemi karshi qytetartëve”, tha ai. Sipas Beqirit nuk është përgjegjësi e LDK nëse ky bllokim mund të qojë në zgjedhjet e parakohëshme. “Nuk është përfgjegjsi e jona se cka do të pasojë, le ta marrin përgjegjësinë ata të cilët po tentojnë të bëjnë lojë me Kuvendin dhe ta detyrojnë me numra që Kuvendi të merr vendim të pa ligjshëm me vetëdije të plotë. Si deputët që jemi të përgjegjshëm karshi votës që na ka dhënë qytetari”, tha ai. Beqiri tha se qëndrim i tyre nuk ka të bëjë me zgjedhje, nese të tjerët tentojnë ta thonë këtë, kjo nuk ka të bëjë me dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. “Prandaj nese dikush dëshiron ta lidh kësisoji që po bllojojmë institucionin e Kuvendit dhe po shkon në zgjedhje parlamentare , atëher këtë po e bënë pozita. Nëse ata e kanë këtë vullnet dhe këtë dëshirë të shkjojnë dhe të pësojnë edhe një goditje elektorale le ta bëjnë, është problem i tyre”, tha Beqiri.

Ndërkohë shefi I grupit parlamentar të AAK Ardian Gjini tha se fatkeqësisht u përsërit  situata e njëjtë e cila ka ekzistuar edhe para nderprerjes së përkohshme të punës së Kuvendit. “Ndoshta një  prej   zgjidhjeve  do të jetë që përkohësisht  të lihen anash këto dy pika kontestuese në mënyrë që gjatë dy javëve , ti kryejm disa punë, disa raporte , disa ligje shumë të rëndësishme,pastaj të gjejmë  metodë që Kuvendi të dal nga kjo situatë  që është problematike”, tha ai

Në të kundërtën ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të shkohet në zgjedhje të parakohëshme parlamentare edhe pse sic theksoi jo pa kod të zgjedhjeve. “Mendoj se kjo legjislaturë , fatkeqësisht  ka dështuar në shumë aspekte , për shkak të përbërjes se cila ekziston. Kosova ka  nevojë jetike që ta ndryshoj kodin zgjedhor dhe për zhvillimin afat gjatë të vendit.  Zgjedhjet e reja duhet të shkojnë me kodin e ri zgjedhor. Unë shpresoj që nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme, që ta kryejmë  sa më shpejt kodin zgjedhor për shkak se vazhdimi i kësaj legjislature , i kësaj mazhorance është tepër problematik për Kosovën”, tha Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.