Lajmet e fundit

Abazi: Pozita po e destabilizon qëllimshëm vendin

Haki Abazi, Drejtor i Fondacionit Rockfeller Brothers për Ballkanin Perëndimor dhe njohës i çështjeve politike në vend, mendon se pozita është duke  e bërë  komplet këtë jo stabilitet në vend.

Abazi i ftuar në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin, ka shtuar se Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli po e zhargitin jo stabilitetin institucional.

Ai e ka quajtur suspendimin e opozitës si suspendim të demokracisë dhe si një veprim arbitrarë ku marrin ligjin mbi vete. Sipas tij, suspendimi  është thyerje e ligjit dhe rregullores së Kuvendit dhe mos aftësi për zgjidhjen e problemeve.

Drejtor i Fondacionit Rockfeller Brothers ndër të tjera ka potencuar se Gjykata Kushtetuese është në vazhdimësi instrument i politikës qeveritare, andaj duhet të debatohet para vendimit të saj në çështjen e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Abazi ka folur edhe për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm, vizitën e Sekretarit amerikan John Kerry në Kosovë  si dhe për terrorizmin.

Pra, për më shumë shikojeni intervistën në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.