Lajmet e fundit

Kelmendi: Amerika i shpëtoj shqiptarët nga vetvetja!

Publicisti, Adriatik Kelmendi ka thënë që Amerika, i ka shpëtuar shqiptarët edhe nga vetvetja.

I “nxehur” nga situata në vend, ka thënë se nëse dikush ma përmend një të keqe që ia ka bërë SHBA-ja shqiptarëve, menjëherë më bien ndërmend 500 të këqija që shqiptarët ia kanë bërë vetvetes, në një postim në profilin e ti në rrjetin social Facebook, transmeton gazetablic.com

Shkrimi i plotë i Adriatik Kelmendit:

Nëse dikush ma përmend një të keqe që ia ka bërë SHBA-ja shqiptarëve, menjëherë më bien ndërmend 500 të këqija që shqiptarët ia kanë bërë vetvetes.

E kur po ndalem e po mendoj, tash e 100 vjet, nuk po ia gjej asnjë të keqe SHBA-së ndaj shqiptarëve, por po i gjej nja 5000 të shqiptarëve ndaj vetvetes.

Falëmnderit Amerikë që aq shpesh po i shpëton shqiptarët, sidomos, nga vetvetja!

Sh’neta është salltanet, mendtë janë çka janë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.