Lideri i Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, do të paraqitet sot sërish para Gjykatës në Pallatin e Drejtësisë.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar vetë avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, i cili konfirmoi se sot pritet të lexohet aktakuza dhe deklarimi i të pandehurve.
Ndaj tij ngarkohen akuzat nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën kur Limaj ishte ministër i Transportit dhe Post Telekomit të Kosovës.