Qëndrim Rexhepi, i akuzuari për lëndim të lehtë trupor nuk ishte i pranishëm në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Për mungesë të tij u shty seanca fillestare e procesit gjyqësor, ku përveç Rexhepit, për vrasje në tentativë akuzohet Blerton Shabani.
Shtyrjen e seancës e propozoi prokurori Shaban Spahiu, ndërsa e aprovoi gjyqtari Afrim Shala.
Prokurori Spahiu gjithashtu propozoi që për të akuzuarin Qëndrim Rexhepi të lëshohet fletarrest. Edhe lëshimin e flatarrestit e miratoi gjyqtari Shala.
Prokuroria Themelore në Gjilan akuzon Blerton Shabanin se më 9 korrik 2014 në fshatin Beguncë të Vitisë, pas disa mosmarrëveshjeve që kanë pasur, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë me të dëmtuarin Leutrim Rexhepi.
Qëndrim Rexhepi akuzohet nga prokuroria se në të njëjtën ditë me qëllimin që t’u shkaktojë lëndime trupore i godet me mjet të fortë-shkop bejsbolli Blerton dhe Nebi Shabanin.
Seanca e radhës do mbahet më 18 janar 2016.