Lajmet e fundit

Zyrtari i PTK-së në Gjykimin e Enver Sekiraqës

Sot në gjykimin e Enver Sekiraqës është duke dëshmuar Qenan Qerimi, zyrtar i PTK-së.

Qerimi është menaxher për bashkëpunim me organet e drejtësisë në Zyrën Ligjore të PTK-së.

Ai është ftuar të dëshmojë për disa informata që PTK-ja ia ka dhënë gjykatës për Rastin Sekiraqa.

Mbrojtja e Sekiraqës që po e merr në pyetje dëshmitarin, po e konteston anën ligjore të dhënies së informatave për disa numra telefonikë që posta ia dha gjykatës.

Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës. Ish-polici Riza qe vrarë në vitin 2007.

Në këtë gjykim më 30 nëntor dëshmoi një hetues nga Finlanda që tha se në bazë të aktivitetit telefonik ditën e 30 gushtit 2007 kur u vra Triumf Riza, Sekiraqa ishte jashtë qytetit të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.