Lajmet e fundit

Limaj ka probleme me dhëmbin, ndërprehet për pak minuta seanca

Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomit të Kosovës, është ndërprerë për shkak se Limaj ka kërkuar një pauzë me arsyetimin se ka probleme me dhëmbin.

Gjatë seancës, Fatmir Limaj ka kërkuar nga Prokuroria që të iu dorëzohet dokumenti origjinal i cili është gjetur në shtëpinë e Limajt.

Ai tha se prokurori nuk ia ka dorëzuar dokumenti origjinal pasi që ai dokument është më me shumë faqe se sa ajo e cila është gjetur.

E për këtë prokurori Charles Hardëay tha se tani nuk është vendi dhe koha e duhur për të parashtruar këtë çështje, një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në seancat e tjera.

fatmir-limaj-dhembi-2_2313   

Leave a Reply

Your email address will not be published.