Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për manifestimin e të shtunës në Gjakovë. Ai përmes një videoje që e ka dërguar te mediat, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje duke e quajtur manifestim të qetë.
“Qytetarë të Gjakovës, t’iu themi së bashku jo marrëveshjeve të dëmshme për vendin. Manifestimi protestues kundër marrëveshjeve mbahet i pari në Kosovë nga Prishtina në Gjakovë, të shtunën në ora 13 në sheshin e qytetit. Të manifestojmë paqësisht dhe ta përmbyllim paqësisht porosinë tonë kundër marrëveshjeve”, ka thënë Haradinaj.
https://www.youtube.com/watch?v=p7w8qJdAd4Q