Gerrard Pique ka bërë të ditur se ai nuk ka postuar asgjë në Twitter lidhur me problemet që kanë kapluar Real Madridin.
Në ndeshjen ndaj Cadizit, Denis Cheryshev luajti nga minuta e par, por doli që ai nuk kishte të drejt loje pasi ishte i suspenduar kur ishte pjesë e Villarreal.
Mbrojtësi i Barcelonës në rrjetin social Twitter, kishte postuar disa figura duke buzëqeshur, por thotë se e ka bërë këtë për diçka krejtësisht tjetër.
“Postimi im? Unë isha duke shikuar krejtësisht diçka tjetër, por duket se ishte e rastësishme. Isha duke shikuar diçka që më bëri të buzëqesh. Ju e dini si jam unë dhe kështu do të jem derisa të pensionohem, nuk do të ndryshoj”, ka thënë Pique.
“Të shohim si do të përfundojë çështja e Realit. Dua t’i shprehi ngushëllimi Cheryshevit që u bë ai shkaku i këtyre problemeve. Ai ka gjithë mbështetjen time”, ka deklaruar Pique.