Lajmet e fundit
Alarmante: Gjakmarrja, në 20 vjet, 5200 vrasje -1400 familje të ngujuara

Alarmante: Gjakmarrja, në 20 vjet, 5200 vrasje -1400 familje të ngujuara

Raporti: “Larja e hesapeve”, shifra alarmante në Shqipëri. Pavarësisht kalimit të viteve dhe zhvillimit të mentalitetit shqiptar, Kanuni i Lek Dukagjinit mbetet sërish një nga rrugët e padevijueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shqiptarëve.

Që prej viteve 90, pra për rreth 20 vjet, në Shqipëri numërohen rreth 5200 vrasje si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut. Sipas raportit të fundit të Komitetit të Pajtimit, i vetmi institucion që ofron aktualisht shifra mbi numrin e të ngujuarve dhe viktimave të marrjes së gjakut, raporton se si rezultat i konflikteve të lindura për shkak të fenomeneve të ndryshme siç është, trafikimi i femrave, dhunimi i pronës, atakimet në jetën e përditshme, e mbajnë shoqërinë shqiptare ende në konfliktualitet të vazhdueshëm dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut, mban rreth 1400 familje të ngujuara e të fshehura, duke penguar kështu edhe lirinë e grave dhe të fëmijëve.

Shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë në fshat, mbetet e konfliktuar deri në ekstrem për titujt e pronësisë. Statistikat flasin Nga informacionet mbi hasmëritë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton se numri i të vrarëve për konflikte të ndryshme, të shpallur si “persona të zhdukur”, “të mbytur”, “të vetëvrarë” apo të aksidentuar është shqetësues. Për rreth 20 vjet janë regjistruar 5200 vrasje, në një kohë që hasmëria ka prekur një numër shumë më të madh të familjeve shqiptare. Shumë familje janë në hasmëri me familjen e burrit të vajzës, të shpallur si të vetëvrarë. Nga arsyet kryesore që çojnë në hasmëri familjet shqiptare mund të përmendim, mos zbatimi i ligjit 7501 për tokën, çështjet e pazgjidhura të pronës, konfliktet që kanë lindur për shkak të fenomeneve të ndryshme, trafikimi i femrave, dhunimi i pronës, atakimet në jetën e përditshme, të cilat e mbajnë shoqërinë shqiptare ende në konfliktualit të vazhdueshëm dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut mban 1400 familje të ngujuara e të fshehura duke penguar edhe lirinë e grave dhe të fëmijëve. Mëse 50 për qind e popullsisë në fshat mbetet e konfliktuar deri në ekstreme për titujt e pronësisë. Për shkak të trafikimit të femrave, 4600 familje janë në konflikt të thellë. Ky fenomen ka sjellë shpesh herë vrasje tragjike deri në hedhjen në erë të familjes së trafikantit. 40 për qind e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje janë pasojë e kësaj veprimtarie. Misionarët e Pajtimit kanë qenë të vetmit në përpjekjet për ndalimin e këtyre vrasjeve.
Megjithëse pa përkrahje, ata kanë arritur të mbajnë nën kontroll më shumë se 80 për qind të konflikteve. Policia hesht Sipas raportit të Komitetit të Pajtimit, autoritet policore shqiptare nuk e kanë situatën në dorë në lidhje me çështjen. Policia nuk ka të regjistruar as 10 për qind të konflikteve në jetën shoqërore. Sipas raportit, “Policia mbetet e pambështetur nga drejtësia dhe keqpërdoret nga politika. Oficerët e policisë në terren nuk kanë as mjetet minimale për të ndërhyrë në parandalimin e krimit apo zbulimin e hasmërive të pafund në të gjithë territorin e vendit”. Nga radhët e policisë të cilët janë përpjekur të bashkëpunojnë, sot kemi rreth 400 të vrarë në krye të detyrës. Sipas raportit drejtuesit e policisë së shtetit të ndodhur nën presionin e politikës, kanë prirje për ti fshehur shifrat reale të vrasjeve kanunore për nderin e gjakmarrjen, sepse shteti ndjehet i pafuqishëm për tu përballur me to. Kjo bëhet edhe për të mbuluar gjendjen para institucioneve ndërkombëtare. E ndodhur para presionit ndërkombëtar për fenomenin e vrasjeve për gjakmarrje, ato cilësohen si “vrasje për hakmarrje”, “për motive të dobëta”, si dhe me kategorizimin “të tjera”.
Qëndrimi politik i Policisë së Shtetit, dhe korrupsioni i drejtësisë kanë bërë që në shumicën e rasteve, edhe mbasi dorëzohet autori i krimit, familja e të afërmit mbeten të rrezikuar dhe detyrohen të ngujohen ose të fshihen deri sa të bëhet pajtimi. Ne Janar dhe fillimin e Shkurtit 2010, numri i vrasjeve konfliktuale arrin kulmin Në datë 27 e 29 janar ekzekutohen dy anëtarë dhe një i afërm i familjes Curri në Durrës si dhe tre vëllezër të familjes Mulliri në Devoll. Më 31 janar e 1 shkurt qëllohet për vdekje mbi pjesëtarë të familjeve Hasani në Tiranë dhe Daxha në Dibër. Në datat 3 dhe 5 shkurt ndodhën dy krime tragjike brenda familjes, një bashkëshort vret gruan dhe plagos rëndë të bijën në Librazhd, ndërsa një nënë 22 vjeçare vetëvritet bashkë me vajzën e saj 2 vjeç, duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në Kavajë. Më datë 6 shkurt i bëhet atentat me bombë anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, Morand Hoxha, ndërsa në Tiranë qëllohet për vdekje me 6 plumba trajneri i atletikës, Hasan Rakipi. Më 7 shkurt qëllohet me breshëri plumbash mbi tre persona në Shijak. Më datë 8 vritet një prind për kufijtë e tokës në Kukës dhe një qytetar tjetër për hasmëri të së shkuarës në Bulqizë. Njëri prej viktimave të mësipërme ishte dënuar në vitin 2004 për akuzën e përdhunimit, por u lirua si i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, ndërsa tre viktimat e familjes Mulliri, krahas hasmërisë disa vjeçare nga veprimi i nënës së tyre, e dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një fëmije 8- vjeçar, kishin edhe një konflikt tjetër për çështje nderi.
Për të gjitha rastet, të afërmit e viktimave kanë deklaruar se policia ka qenë në dijeni. Mbi 50 për qind e popullsisë në fshat mbetet e konfliktuar deri në ekstreme për titujt e pronësisë. Në komunën Bushat janë 1050 familje në konflikt për tokën. Pronarët e tokës pretendojnë se këto familje u kanë pushtuar padrejtësisht 3500 dynym tokë. Vetëm në fshatin Shkjeze janë 200 familje po për këtë konflikt. Në fshatin Llugaj të rrethit Tropojë, kanë konflikte sociale të të gjitha niveleve rreth 3000 banorë, të shkaktuar nga moszbatimi i ligjit 7501 për tokën. Vetëm në Komunën e Bushatit dhe disa fshatra të Nënshkodrës numërohen 1600 familje të tilla. Në shkallë vendi ky ligj ka sjellë hasmëri në mbi 15 000 familje që në çdo çast mund të shkaktojnë gjakderdhje midis tyre. Me vetëgjyqësi u është marrë padrejtësisht jeta rreth 5000 shqiptarëve. 5200 vrasje numërohen për rreth 20 vjet, që prej viteve ‘90, si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut. 1400 familje janë të ngujuara e të fshehura në to edhe gra e fëmijë, si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut. Viti 1939 Gjakmarrja ishte drejt eliminimit të plotë për shkak të solidaritetit të qytetarëve me ligjin dhe ndikimit të madh që pati funksionimi i mirë i drejtësisë. Shqipëria u bë një shtet demokratik e modern. Viti 1945 Mbas luftës së dytë botërore, me vendosjen e regjimit komunist, ligji veproi arbitrarisht, ekzekutimin e vrasësit e mori përsipër shteti duke mos i lënë vend aplikimit të gjakmarrjes.
Krahas masave ekstreme për kontrollin ndaj individit, shteti ndaloi me ligj edhe besimet fetare, asgjësoi institucionet e tyre si dhe shumë vlera të trashëgimisë zakonore. Vitet 1991 – 1998 2300 familje u futën në ngujim për shkak të hasmërisë midis tyre. Gjatë 15 viteve të pluralizmit politik, papërgjegjshmëria e megalomania e kësaj klase politike ka bërë që mendimet e sugjerimet, tepër të nevojshme, që vijnë nga komuniteti, të mos përfillen. Vitet 1996-1997: Vrasjet dhe urrejtjet midis individëve apo grupeve brenda shoqërisë u shtuan veçanërisht në vitet 1996-1997 nga lufta e ashpër politike dhe rrëzimi i firmave piramidale. Vetëm në vitin 1997 pati 1500 të vrarë. Viti 2002-2005 Në Shqipëri u dhunuan në mënyrë tragjike 126 familje duke lënë të vrarë, jo vetëm gruan, por edhe fëmijët. U larguan jashtë shtetit për t’iu fshehur vrasësit 1270 burra duke lënë për vite me radhë peshën e vuajtjes dhe përpjekjeve për mbijetesë mbi gratë dhe fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.