Thomas Muller raportohet se ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë të re me Bayernin.
Gjatë verës, Muller kërkohej me ngulm nga Manchester United, por, sipas “Kicker”, sulmuesi është pajtuar me propozimin e kryesisë së klubit dhe ka mbetur vetëm vendosja e nënshkrimit.
Raporti shton se Muller do të vazhdojë karrierën te bavarezët deri në vitin 2021.
Ai ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar dy herë në 14 ndeshjet e fundit në Bundesligë.