Profesori Martin Berishaj ka thënë se parakushti i domosdoshëm për fillim të dialogut pozitë-opozitë është lirimi i deputetëve, si hap për ta bindur opozitën se Qeveria përnjëmend dëshiron ta tejkalojë këtë proces të ngatërruar politik.
“Parakushti i domosdoshëm dhe jo i vetëm, për fillim të dialogut pozitë – opozitë është lirimi i të burgosurve politikë, si hap për ta bindur opozitën se Qeveria përnjëmend dëshiron të tejkalojë këtë proces të ngatërruar politik. Asaj i takon përgjegjësia për zbutjen e qëndrimeve të ngurtësuara lidhur me situatën e krijuar në vend! Ku si hap i mëtejme është rishikimi dhe heqja dorë nga shkaku i kësaj krize politike”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.