Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie do të vizitojë Klinikën e Pediatrisë në QKUK për t’u njoftuar nga afër në lidhje me punën e mjekëve amerikanë që po kryejnë intervenime mjekësore tek fëmijët në këtë klinikë.
Vizita e ambasadorit amerikan në QKUK do të bëhet në ora 11:00.