Lajmet e fundit

Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës kërkon zgjedhje të reja në Kosovë

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ), ka reaguar ndaj situatës aktuale politike në Kosovë, duke konsideruar se metodat e përdorura të Qeverisë kundër partive opozitare nuk mundësojnë më që të zhvillohet demokracia dhe liria e shprehjes. KSHZ ka kërkuar të fillojnë pa afat bisedimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda tre muajsh.

Sipas KShZ-së, është paradoks i llojit të veçantë zhvillimi i bisedimeve të pafundme me një vend fqinjë, që ndër shekuj ka dëshmuar një qëndrim armiqësor kundër popullit shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë të refuzohet çfarëdo dialogu me partitë vendore të cilat aktualisht ndodhen jashtë pushtetit.

Nga aspekti demokratik dhe ligjor, (KSHZ) e konsideron të papranueshme shkeljen e vlerave dhe të ligjit, por edhe përdorimin e çdo lloj dhune në Kosovë, pa marrë parasysh nga cila anë vije.

“Pra, edhe pse përgjegjësia origjinale e shqetësimit i takon qeverisë, përdorimi i dhunës në Parlament nuk i bënë nderë Kosovës dhe nuk e prezanton atë para botës. Gjithashtu, përdorimi i dhunës nga pushteti gjatë një manifestimi paqësor, arrestimi nga shumë javë dhe gjatë manifestimit të anëtarëve dhe figurave kryesore opozitare nuk janë të pranueshme. Në një shtet në të cilin qeveria e konsideron veten si shtet demokratik dhe i së drejtës, hyrja në seli të një partie opozitare pa mandat dhe okupimi i saj nuk është i pranueshëm dhe nuk arsyetohet në asnjë mënyrë. KSHZ konsideron se veprat e qeverisë aktuale dhe metodat e përdorura kundër partive opozitare nuk mundësojnë më që të zhvillohet demokracia dhe liria e shprehjes, e bashkimit dhe e mendimit, pra që janë antidemokratike dhe jo ligjore. Vazhdimi i politikës konfrontuese, ngritë pa dyshim rrezikun që vendi të rrëshqasë edhe më shumë në dhunë dhe në një konflikt të brendshëm qytetar”, thuhet në një komunikatë të KShZ-së.

Nga aspekti politik dhe duke u bazuar në aktualitetin, (KSHZ) konsideron që politika e jashtme, por gjithashtu edhe e brendshme e qeverisë nuk reflekton vullnetin e popullit, i cili është i plotfuqishëm në një shtet demokratik dhe të Drejtësisë, dhe sipas të cilit nuk i mbron interesat e Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon zbatimin e plotë dhe për të gjithë të demokracisë me gjithë vlerat e saj dhe të ligjit.

“KSHZ kërkon nga pushteti, si bartës kryesor i përgjegjësive në vend, të lirohen menjëherë, të gjithë të burgosurit dhe të gjithë të ndaluarit në bisedat e ashtuquajtura ‘informative’. Përdorimi i termit ‘biseda informative’ dhe arrestimet për arsye politike ngjallin tek ne kujtimin e regjimit të Millosheviqit, kohë që nuk dëshirojmë të kthehet më kurrë në vendin tonë. Aq më pak kur kjo dhunë përdoret ndaj personave të njëjtë nga pushteti i sotëm në Kosovë sikurse nga regjimi i atëhershëm i Millosheviqit. (KSHZ) kërkon gjithashtu nga pushteti, që të ndërkrehet menjëherë çdo lloj dhune dhe vepër jashtë ligjore. (KSHZ) kërkon që të gjithë udhëheqësit politik, të janë nga pushteti apo opozitar, të respektojnë ligjin dhe organet ligjore të Republikës së Kosovë s, dhe demokracinë e saj, çka nënkupton që të pranojnë të përgjigjen pa afat ligjit për veprat, urdhëratë dhe vendimet e tyre dhe që të pranojnë të gjitha pasojat”, thuhet në komunikatë.

KSHZ kërkon në fund nga pushteti dhe opozita që, për të rifituar legjitimitet për të qeverisur shtetin dhe për kohezion kombëtar, të fillojnë pa afat bisedimet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda tre muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.