Nga e shtuna do të nis dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit
Zyrtarët komunal kanë premtuar se këtë vit dekorimi i qytetit do të bëhet shumë më ndryshe se në vitet e kaluara.
Përpos shesheve kryesore do të stolisen edhe shumë rrugë, me ç`rast 5 pemë të Vitit të Ri do të vendosen edhe në hyrje të Prishtinës.
Ndërkohë në sheshet e kryeqytetit do të vendosen edhe 20 shtëpiza të cilat do të shërbejnë për ofrimin e ushqimeve, suvenireve e po ashtu kartolinave të ndryshme.
Mimoza Sylejmani arkitekte në zyrën për rigjenerim urban në Komunën e Prishtinës ka thënë për Klan Kosovën se gjithçka do të jetë gati më 10 dhjetor.
Po ashtu ajo ka bërë me dije se kanë arritur marrëveshje edhe me kompani të ndryshme në mënyrë që ato të kontribuojnë në rregullimin e disa rrugëve të kryeqytetit, njofton Klan Kosova.
