Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se problemet e fundit me lëndime kishin pasur ndikim negativ në formën e tij në disa javët e fundit.
26-vjeçari pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Almerias në shtator dhe qëndroi jashtë fushe për tre javë, dhe që atëherë ka dështuar të tregojë formë të mirë. Por mbrëmë ai bëri një paraqitje impresive ndaj Milanit duke shënuar dy gola.
“Kësaj here kam pasur dy lëndime vërtet afër njëri-tjetrit dhe kjo është një gjë që ka ndikim në ju. Por unë përfundimisht i kam kaluar ato dhe jam i kënaqur me formën time. Jam i qetë për rikuperimin. Po e fitoj ritmin dalë ngadalë”.
”Mendoj se vërtet ndihmon të kesh 90 minuta, pastaj 90 tjera, njërën pas tjetrës, ashtu që unë gradualisht mund ta rikthej tempon dhe formën që kisha para lëndimit. Kjo ndihmon fizikisht”, ka thënë argjentinasi për UEFA.