Refugjatët që kanë gjetur strehë në zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë, shumë shpejt mund të rtiatdhesohen nga Turqia.
Sipas gazetës gjermane Die Welt, refugjatët sirianë do të kthehen në vendet prej të cilave është tërhequr Shteti Islamik.
Pjesë e planit do të jenë refugjatët që jaë strehuar në Turqi, Liban dhe në Jordani, transmeton Gazeta Blic.
BE-ja ka garantuar Turqisë një fond prej 3 miliardë eurosh për menaxhimin e fluksit të refugjatëve, në mënyrë që refugjatët të gjenin kushte më të mira në Turqi dhe të ndalonin hovin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Turqia për momentin strehon rreth 2.2 milionë refugjatë sirianë, ndërsa 1.5 milionë të tjerë kanë gjetur strehim në Liban, përderisa në Jordani janë strehuar rreth 650 mijë refugjatë.