Publicistja Kimete Berisha, ka komentuar fjalët e Arban Abrashit, i cili tha se Vetëvendosje është sikurse ISIS-i.
Ajo e ka quajtur mjeran e ISIS vetë Abrashin, me ç’rast është shprehur e bindur se ai duhet të shkarkohet.
Shih postimin e plotë të saj:
ISIS je ti!
Mjeran je ti!
Idiot je ti!
i poshtër dhe i paditur je ti!
Ti Arban Abrashi, që ekzakt si Daçiçi e krahason me ISIS-in Ramush Haradinajn (njeriun e luftës dhe sakrificës), Jakup Krasniqin (që rininë e kaloi në burgjet serbe); Fatmir Limajn që luftoi për liri; Albin Kurtin që të keqes i thotë JO dhe JO!
Arban Abrashi duhet të shkarkohet menjëherë.
Ose Arban Abrashi, ose opozita!
Ashtu siç tha shumë mirë Naim Maloku, nëse Isa Mustafa nuk e ndëshkon deklaratën antishtetërore të Arban Abrashit, dhe i fton opozitën në dialog, atëherë kjo i bie se Isa Mustafa e fton ISIS-in në dialog.
Tek e fundit “ëho the f*ck are you”, Arban Abrashi…
Çka ke bërë ti për këtë vend mor i dëshpëruar!
LDK e ka zanat, dhe duhet ta heq këtë zanat, që njerëzit e luftës për liri (UÇK-në) t’i etiketojë herë si “kriminelë dhe njerëz të frustruar”, e herë si ISIS.