Skuadra kineze, Jiangsu Sainty Guoxin po synon ta transferoj Zlatan Ibrahimovicin nga Paris Saint-Germain.
Pas shumë klubeve nga Evropa, interesim për ta transferuar Zlatan Ibrahimovicin ka shfaqur edhe një ekip nga Kina.
Fjala është për skuadrën Jiangsu Sainty Guoxin, e cila nga 1 janari do të drejtohet nga një kompani e re, e cila ka buxhet për transferimin e lojtarëve prej 200 milion dollarëve.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por unë jam i sigurt se ne do të investojmë paratë. Nga ajo që unë kuptoj, ne mund të transferojmë lojtarë të mëdhenj nga Evropa, madje mund të shpenzojmëç para për Ibrahimovic”, ka thënë trajneri i skuadrës kineze, Dan Petresku.
“Do të ishte e shkëlqyer nëse Ibrahimoviç do të vijë në Kinë, por unë nuk e di nëse ai është në disponim për këtë”, ka theksuar ai.
Ibra ka kontratë me Kampionin e Francës deri në fund të këtij sezoni, derisa gjatë verës së ardhshme ka gjasa të largohet si lojtarë i lirë.