Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ashtu siç njoftoi Klan Kosova pak çaste më parë, ka dalur në një konferencë për media, nga ku ka dhënë ofertën e tij për Opozitën, që të gjendet një zgjidhje për dalje nga kriza politike.
“Me shatë dhjetor në një kohë që u përshtatet partive opozitare, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, i ftoj që të dialogojmë për t’i zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet rreth marrëveshjeve të fundit – Me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka qenë oferta e Mustafës për bllokun Opozitarë.
“Për ta bërë ftesën për këtë dialog me Opozitën, jam konsultuar edhe me Presidenten Atifete Jahjaga dhe shpresoj që t’i zgjidhim mospajtimet tona dhe të dalim nga kriza”.