” Tani qëndrimi amerikan u artikullua fare qartë nga Sekretari i Shtetit vetë.
Ky është një rast i volitshëm që partitë parliamentare të Kosovës të lëvizin në një kahe tjetër.
Nuk di a e kujton kush Letrën e Shokut Tito?
Kur u bë publike, ata që ishin në pushtet e interpretuan si armë në duart e veta për të sulmuar edhe më fuqishëm armikun e brendshëm.
Ka mundësi se Qeveria e trajton fjalën e Kerry-t si letrën e Shokut Tito.
Mirëpo është rrezik ta instrumentalizosh zotni Kerry-n në atë mënyrë.
Partitë parlamentare të gjejnë fillimisht emëruesin më të vogël të përbashkët për të ecur përpara. Natyrisht, kjo nuk do të thotë të mos verifikohen veprimet e qeverisë nga fryma kritike ” ka deklaruar z. Kryeziu, për Agjencinë e Lajmeve ” Shqip.Press ” , pas vizitës së sekretarit amerikan John Karry, në Kosovë e cila vizitë e gjeti politikën kosovare si asjnë herë në gjendje më kaotike, të drestabilizuar.