Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Fatmir Limaj dhe të tjerëve, për rastin e Ministrisë së Transportit, prokurori i rastit, Charles Hardëay, ka paraqitur pretendimet e tij, duke kërkuar nga trupi gjykuese që të pandehurit të shpallën fajtor. Kurse, avokatët mbrojtës kanë demantuar të gjitha pretendimet e prokurorit, duke thënë se ai iu ka referuar gabimisht të gjitha provave.
Hardway në fjalën hyrëse përmes sllajdeve ka paraqitur pretendimet se në MTPT janë kryer veprimtaritë korruptive.
Ai në fillim të kësaj tha se korrupsioni në Kosovë është lejuar dhe zhvilluar si kancer në shoqërinë e Kosovës.
Hardway: Korrupsioni po zhvillohet si kancer
“Sfida më e madhe në atë kohë po edhe sot është korrupsioni. Dhe korrupsioni në Kosovë është lejuar që të krijohet edhe që të zhvillohet sikurse kanceri, i cili ka infektuar këtë grup të cilin e njohin si Kosovë…korrupsioni tani është aq i madh sot dhe aq i rrënjosur në mesin e shoqërisë së Kosovës e cila tash po konsiderohet punë e zakonshme e të bërit biznes. Zonja gjyqtare ne sot jemi këtu… për shkak të korrupsionit të këtyre pesë të akuzuarve që qëndrojnë këtu”, tha ai.
Prokurori tha se në MTPT ka qenë një strukturë kriminale e udhëhequr nga Limaj dhe Endrit Shal a. Ai tha se në këtë rast kemi të bëjmë me krim të organizuar që dënohet me neni 274 të kodit penal të Kosovës.
Hardway paraqiti pikat e aktakuzës për shpërdorim detyre, marrje ryshfeti, ku akuzohet, Shala, Krasniqi dhe Limaj. Ky i fundit akuzohet edhe për mos deklarim të parave të fushatave. Kurse, për dhënie ryshfeti ngarkohet Florim Zuka, nga kompania “Tali”.
Në fund të fjalës hyrëse, prokurori kërkoi nga trupi gjykuese t’i shpall fajtor.
Hardway: Kërkoj dënim të të pandehurve
“Të nderuar gjyqtarë për shkak të gjitha këtyre argumenteve që paraqitem sot këtu dhe provat të cilat i kemi propozuar për t’u paraqitur para këtij grupi në emër të prokurorisë, unë do të qëndroj para jush sërish për t’i shqyrtuar provat dhe pastaj me respekt dhe përulje kërkoj që gjykata të jep aktgjykim, dënues, fajësuese të të gjithë të pandehurve”, tha Hardway.
Kurse gjatë pauzës, avokati i Lim ajt, Tahir Rrecaj tha se në sesionin e pasdites do të filloi me argumente të fuqishme për t’i demantuar të gjitha pretendimet të cilat prokurori i paraqiti edhe në fjalën hyrëse por edhe gjatë leximit të aktakuzës.
Rrecaj: Prokurori u ka referuar gabimisht provave
“Ai iu ka referuar gabimisht të gjitha provave. Ajo që është me rëndësi dy ekspertët e prokurorisë që janë ekspertë ndërkombëtar të cilët i ka propozuar në aktakuzë dhe as njëri prej tyre nuk ka konstatuar asnjë lloj keqpërdorimi në të gjithë tenderët të cilët kanë qenë objekt kontrolli dhe jo vetëm këta tender të cilët janë objekt akuze por në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomikacionit janë kontrolluar 50 tender dhe në asnjërin prej tyre nuk kanë gjetur keqpërdorime apo parregullsi të cilat do të mund të kualifikoheshin si veprim inkriminues”, ka thënë ai.
Seanca është duke vazhduar me paraqitjen e argumenteve nga av okatët mbrojtës.