Lajmet e fundit

Presidentja vlerëson çdo iniciativë për dialog e zgjidhje

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është njoftuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për ofertën e drejtpërdrejtë që i pari i ekzekutivit i ka bërë Opozitës për zgjidhjen e krizës politike me anë të një dialogu të përbashkët.

“Në parim, Presidentja vlerëson çdo iniciativë për dialog dhe zgjidhje institucionale”, ka thënë këshilltarja politike e Jahjagës, Garantina Kraja.

“Jahjaga u ka bërë thirrje të vazhdueshme partive të koalicionit qeverisës dhe subjekteve opozitare që t’i kthehen dialogut për të tejkaluar situatën e krijuar në vend”, ka thënë Kraja.

Mustafa, ashtu siç kishte njoftuar Klan Kosova më herët gjatë ditës, ka dalur në një konferencë për media, nga ku ka dhënë ofertën e tij për Opozitën, që të gjendet një zgjidhje për dalje nga kriza politike, njofton Klan Kosova.

“Me shatë dhjetor në një kohë që u përshtatet partive opozitare, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, i ftoj që të dialogojmë për t’i zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet rreth marrëveshjeve të fundit – Me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka qenë oferta e Mustafës për bllokun Opozitar.

“Për ta bërë ftesën për këtë dialog me Opozitën, jam konsultuar edhe me Presidenten Atifete Jahjaga dhe shpresoj që t’i zgjidhim mospajtimet tona dhe të dalim nga kriza”.

Ai, po ashtu ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të pranonte zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nëse Gjykata Kushtetuese e shpallë atë në papërputhshmëri me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.