Sami Kurteshi, anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendsoje gjatë një konference për shtyp ka thënë se veprimet e policisë me 28 nentor kanë qenë të planifikuara kunder opozites si dhe një vazhdimësi e qasjes kunder opozitës.
Ndërkaq deklaratat e zëdhënësit të Qeverisë nëjherit ministrit të Punës dhe Mirëqënies Sociale Arban Abrashir në të cilin i kishte krahasuar metodat e përdoruara nga Lëvizja Vetëvendosjeme metodat ISIS-it, i ka quajtur skandaloze.
“Deklaratat e Abrashit jane skandal dhe kërkojmë dorëheqjen e tij” tha ai, njofton Klan Kosova.
Kurtesi ka shtuar se hyrja e policisë në selinë e Vetëvendosjes ishte e jashtëligjshme.
“S`ka pasur vendim të Gjykatës. Konfiskimi i të gjitha gjërave në Vetëvendosje është bërë pa dëshmitar”
“Policia ka qenë e dhunshme ndaj aktivistëve, i kanë rrahur”
“Një polic është dëgjuar duke thirrur ku është Albini do ta vras atë qen, derisa i ka rrahur aktivistet tjerë” ka theksuar Kurteshi.