Lajmet e fundit
Të përmirësohet gjendja e ashensorëve

Të përmirësohet gjendja e ashensorëve

Në tryezë ku kanë marr pjesë përfaqësues të operatorëve ekonomik të cilët operojnë në fushën e ashensorëve, ekspertë dhe ndërmarrës të ndryshëm dhe janë trajtuar aspekte të ndryshme që lidhen me përmirësimin dhe rregullimin e fushës së ashensorëve dhe komponentëve tyre të sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe është theksuar nevoja e angazhimit të autoriteteve kompetente në përmirësimin e gjendjes ekzistuese.

Hafiz Gara, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Standardeve, tha se Divizioni i Infrastrukturës së Cilësisë në kuadër të Departamentit të Industrisë, ka draftuar rregulloren për Ashensor dhe Komponentë të Sigurisë e cila tashmë është e miratuar, mirëpo implementimi i tyre kërkon kujdes të të gjithëve që të vihen në funksion.

Ndërkaq, Gurakuq Kastrati, zyrtar i lartë për hartimin e rregullave teknike, tha se Direktiva e Bashkimit Evropian 95/16/EC që e rregullon fushën e ashensorëve është transpozuar në Rregulloren për Ashensor dhe Komponentë të Sigurisë dhe se baza ligjore për hartimin e kësaj rregullore teknike është Ligji 04/L- 039 për Kërkesa Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit. “Me këtë Rregullore teknike përcaktohen kërkesat teknike të cilat duhet ti plotësojnë ashensorët dhe komponentët e sigurisë në mënyrë qe të sigurohet, mbrojtja e shëndetit, siguria e njerëzve dhe pronës. Në këtë rregullore është e përcaktuar edhe fusha e mbikëqyrjes së tregut dhe janë përcaktuar qartë procedurat e vlerësimit të konformitetit të ashensorëve dhe komponentëve të tyre të sigurisë”, tha Kastrati.

Rolin kyç në këtë tryezë informuese e dha eksperti gjerman i fushës, Achim Behrens (Hanseatisches Lift Consulting), i cili bëri një prezantim lidhur me rëndësinë e vlerësimit të konformitetit për ashensorët dhe komponentët e tyre të sigurisë. Në ketë prezantim Behrens ofroi përvojën e tij të gjate si ekspert në vlerësimin e konformitetit të ashensorëve dhe komponentë të sigurisë, në kuadër të kësaj ai tha se ashensorët duhet ti plotësojnë kërkesat e standardeve të harmonizuara në mënyrë që ata të jenë të sigurte për përdorim.

Behrens me këtë rast foli për aspekte të ndryshme që lidhen me ashensorët, për montimet e reja të tyre, për mirëmbajtjen, për normat e EU-së, për gjendjen e ashensorëve ekzistues po ashtu edhe për nevojën e shkëmbimit të përvojave lidhur me këto çështje.

Duke folur për sigurinë e ashensorëve dhe për planifikimin dhe instalimin e ashensorëve të rinj, ai ka theksuar edhe planifikimin, lejen për realizimin e instalimit të ashensorëve, pastaj montimin dhe testimin e ashensorëve. “Është e qartë se ashensorët të cilët nuk i kalojnë këto testime dhe verifikime nuk guxojnë të lëshohen në punë”, theksoi ndër të tjera Behrens, gjatë prezantimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.