Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili i cili është në arrest shtëpiak në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se po të ishte i lirë nuk do ta kursente nga hedhja më vezë ministrin, Arban Abrashi.
“Tash, ti djalë, veç jam n’burg, se pa ti thye edhe nja dy vo n’tepe t’kresë me duer të mia nuk e kisha lanë, se pak t’kanë dhanë qata aktivista, çka paske lypë. Edhe mos shko mu qyqavë “o mami cyle ky deputeti po m’këlcnohet”, se kryet e ke shumë të madh për me ta lanë shejë do voe, edhepse n’karakter je plogështirë”
Këtë postim Ismaili e ka lidhur me deklaratat e ministrit Abrashi ku ka thënë se metodat e Vetëvendosjes janë të njëjta me organizatën terroriste ISIS.
Ky është postimi i plotë i Ismailit:
“Vazhdojmë me një status serioz, edhe pse edhe n’ata ku baj hajgare, i shkruej me seriozitet të plotë:
Nuk është hera e parë që ministri Arban Abrashi po glacitë. Kur i jep pushtet nji pilifunci, natyrisht se ka me glacitë. Fatmirësisht, çdo glacë e tij ka shkue në favor të opozitës, e posaçërisht Lëvizjes, e në veçanti ky krahasimi i fundit që e bani me ISIS.
Tash, ti djalë, veç jam n’burg, se pa ti thye edhe nja dy vo n’tepe t’kresë me duer të mia nuk e kisha lanë, se pak t’kanë dhanë qata aktivista, çka paske lypë. Edhe mos shko mu qyqavë “o mami cyle ky deputeti po m’këlcnohet”, se kryet e ke shumë të madh për me ta lanë shejë do voe, edhepse n’karakter je plogështirë.
E tuj e dijtë që ju jeni qaq majmuna e nuk jepni dorëheqje për deklaratat e jueja idiote, po e marr, së paku, lirinë edhe unë me kallxue se çka mendoj për juve.
Edhe e di që me ju thanë pilifunca, zdrala, majmuna e idiota, mbes faqebardhë sepse nuk rrej kurrgja, qysh rrejte ti për ISIS”.