Pas përjashtimit të Real Madridit nga Copa del Rey, trajneri Rafael Benitez rrezikon seriozisht shkarkimin nga posti.
Rafa Benitez është njeriu kryesor për problemet e shumta që kanë kapluar Realin: Përleshjet me lojtarin që duket të jenë të vërteta, forma e Ronaldos, humbja turpëruese ndaj Barcelonës dhe tani edhe përjashtimi nga Copa del Rey, që të gjitha kanë vetëm një fajtor, Rafa Benitez, shkruajnë mediat spanjolle.
Reali u përjashtua nga Copa Del Rey pasi Denis Cheryshev luajti në duelin ndaj Cadizit, të mërkurën, por nuk kishte të drejtë loje.
Vendimi për përjashtim nga gara, ka bërë që trajneri Rafael Benitez të rrezikojë seriozisht shkarkimin nga posti, raportojnë mediat spanjolle.