Lajmet e fundit

Lajmi i fundit: Nuk tërhiqet opozita! Oferta e Mustafës joserioze!

Partite opozitare do t’i përgjigjen negativisht ofertës së kryeminsitrit Isa Mustafës. Kështu i ka thwnë Gazetës Blic një burim brenda takimit që po zhvillohet nga liderët e opozitës.

“Oferta e Isa Mustafës është joserioze. Nuk ka të bëjë  me kërkesat tona”, tha ky burim. Ky burim thekson se një ofertë e tillë do të kishte kuptim të bëhej para se situata të vinte deri në këtë nivel. Opozita si kusht shtesë, pos tërheqjen e marrwveshjeve e ka edhe lirimin e të burgosurve opozitarë.

Isa Mustafa sot doli me një ofertë për opozitën, që të dialogojnë ne mënyrë që të gjindet një zgjidhje për tejkalimin e krizës, në të cilën është futur vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.