Lajmet e fundit

Zogaj: Mustafa do të duhej ta shkarkonte Komisionin për Demarkacion

Njohësi i çështjeve politike dhe drejtuesi i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, ka deklaruar se në ofertën e kryeministrit Isa Mustafës për dialog me Opozitën do të duhej të përfshihej edhe shkarkimi i komisionit që është marrë me demarkacionin me Malin e Zi.

“Jemi në një situatë në të cilën Mustafa do të duhej të reflektonte”.

“Nënshkrimet duhet t’i diskutojmë bashkërisht. Meqë Asociacionin e kemi në Kushtetuese është dashur të thuhet se bisedojmë me 12 janar”.

“Në këtë letër është dashur të thuhet se do ta shkarkoj komisionin për demarkacion dhe se do të formojë një komision të ri”, tha Zogaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.