Mustafa: Une vleresoj se aktakuza asht gabim, por kam me respektue vendimin e institucioneve, sepse besoj ne institucione
Rrustem Mustafa nga rradhët e PDK’s, ishte i ftuemi i pare ne studio, ne emisionin Rrokum Roll.
Nuk kam informata se çka ka aktakuza, as une e as opinioni i gjane. Sido qe te jete, edhe pse vleresoj qe asht gabim kjo aktakuze, une kam me respektue vleresmin institucional, sepse une besoj ne institucione.
“Denimin e pranoj ashtu qysh asht, e tue mos dashte me ra ndesh me vendimet tona ne Qeveri, mora vendim me dhane doreheqje”.
Ne vazhdim Mustafa tregoi per te kaluemen e tij dhe tha se ka shkue me vetedije me u arrestue, sepse s’ka mujt me durue kur i ka pa te arrestuem 3 komandantat e tij.
“Tue mos e ndie veten rahat, une jam keshillue me shume njerez te drejtesise dhe kam marre vendim me shkue me u dorezue vet, por u denova gabimisht”.
“Ka rruge ligjore, e ato kam me i ndjeke me avokate, por ne publik them se duhet me pranue denimin edhe pse ndoshta s’asht real”, tha ai.
Ne komentin e tij te vizites se Serkretarit amerikan John Kerry, Mustafa tha se i kane pelqye mesazhet ku zotni Kerry thote se Kosova asht model i perbashket i krijimit te shtetit dhe vendosmenia qe mundi i popullit mos me shkue huq.
“Une shoh reflektime te ngadalta po te sakta nga politikanet”, vleresoi Mustafa.
https://www.youtube.com/watch?v=c7hWTzK8RH0