Deputetja e VV-së, Shqipe Pantina ka reaguar ndaj zgjedhjes si gjykatëse të gruas së drejtorit të përgjithshëm të policisë, Shpend Maxhuni.
Ajo ka pyetur se rrahja e aktivistëvë të VV-së, athua ishte kusht për emërimin e gruas së tij në atë post?
“A ishte rrahja dhe perndjekja e aktivisteve te opozites per Shpend Maxhunin kusht qe gruaja e tij te emerohej gjykatese ne Gjykaten Themelore?
#PolicidheGjyqesieKapur”, ka shkruar Pantina në facebook.
Në listën e gjyqtarëve që dhanë betimin, është edhe gruaja e Shpend Maxhunit.