Ardian Gjini nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë i ftuar në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit.
Gjini ka thënë se Gjakova nesër do të kundërshtoj marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin.
“Opozita e bashkuar ka vendos që të filloj manifestimet për kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve nëpër komunat e Kosovës”.
“Manifestimi i parë do të jetë nesër në Gjakovë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 13:00”.
Nënkryetari i AAK-së ka thënë se besojnë që pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë seriozisht e madhe, në kundërshtim të dy marrëveshjeve që sipas tyre po e dëmtojnë Kosovën.
“Manifestimi do të jetë shumë paqësor”.
Ndërsa Gjini ka bërë me dije se për manifestimin i kanë njoftuar edhe organet e sigurisë.
Opozita në Gjakovë e kanë ftuar edhe kryetaren e kësaj komune Mimoza Kusari-Lila që ti bashkohet manifestimit të tyre.