Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi sonte në orët e vona të mbrëmjes ka darkuar me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin dhe me zëvndësministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.
Ja një fotografi ku shihen duke darkuar së bashku treshja Thaçi- Haziri- Selimi.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Isa Mustafa së bashku me Hashim Thaçin i kanë bërë ofertë zyrtare opozitës për dialog, në mënyrë që të tejkalohet situata politike në të cilën është future vendi. Megjithatë, liderët e partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e kanë refuzuar një ofertë të tillë.
Ndërkohë, në opinion kanë nisur të përfolen opsione që Hashim Thaçi është i gatshëm që t’i oforoj AAK-së fuqi shumë të madhe në qeverisje, vetëm e vetëm që ai të ketë mbështetje për të ardhur në krye të Presidencës, në fillim të vitit të ardhshëm.