Opozita do të vazhdojë me Kundërshtimet e marrëveshjeve sot në qendra tjera të Kosovës. Ashtu siç edhe qe paralajmëruar, që po s në kryeqendër, Opozita do të zhvendoset edhe në qendrat tjera të Kosovës për të protestuar kundër marrëveshjeve sot kjo do të jetësohet në Gjakovë.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilët po kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, do të protestojnë sot në Gjakovë, me fillim në orën 13:00.
Manifestimi për Republikën”, do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ku pritet të flasin Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.