Përderisa shqiptarët po pengohen në rindërtimin e shtëpive të tyre në veri të Mitrovicës, e kundërta po ndodh me serbët.
Atje ka filluar realizimi i projektit Bregu i Diellit. Të paktën kështu kanë shkruar serbët e kësaj pjese. Madje ata kanë publikuar edhe fotografi për këtë, raporton lajmi.net.
Ata thonë se sa për fillim do të kthehen një mijë persona të zhvendosur, e shpresojnë se do vazhdohet me kthimin e dhjetëra të tjerëve, të cilët do tu mundësohen kushte të mira të ekzistencës.
E ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve është penguar muaj më parë, kurse pritet të fillojnë javën e ardhshme, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Marrëveshja parasheh edhe ndërtimin e shtëpive për serbët.