Lajmet e fundit

FBI, Sulmi në San Bernandino akt terrorist

Sulmi në San Bernandino, i kryer nga një grua pakistaneze dhe bashkëshorti i saj, nga FBI po cilësohet si akt terrorist.

Gjatë sulmit mbetën të vrarë 14 perosna, ndërsa është raportuar se sulmuesit kishin lidhje edhe me Shtetin Islamik, transmeton Gazeta Blic.
Tafsheen Malik, 27 vjeçare nga Pakistani dhe bashkëshorti i saj, i lindur në Shtetet e Bashkuara, Syed Rizëan Farook, 28 vjeç, u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, disa orë pas masakrës në një qendër rajonale shëndetësore, ku po zhvillohej një festë me rastin e fundvitit.

Sipas autoriteteve amerikane, Tafsheen Malik, me origjinë pakistaneze, por që jetonte në Arabinë Saudite, ku u martua me Syed Rizëan Farookun, kishte vënë një mesazh në Facebook, që i referohej Abu Bakr al-Bagdatit, emiri i Shtetit të vetëshpallur Islamik. Sipas gazetës Uashington Post, një zyrtar i Facebook-ut e konfirmoi natyrën e mesazhit. Teksti konkret i mesazhit dhe në çfarë mënyre ajo kishte shprehur besnikërinë, nuk është bërë ende ditur. Ndërsa gazeta tjetër Nju Jork Times njofton se nuk ka të dhëna që Shteti Islamik të ketë drejtuar sulmin.

Sipas policisë, në shtëpinë e tyre janë gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh, ndërsa sipas zyrtarëve çifti për një kohë të gjatë e kishte planifikuar sulmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.