Terroristi Abdelhamid Abaaoud që ishte përfshirë në sulmet në Paris, dyshohet që kishte lidhje edhe me Britaninë e Madhe.
Sipas Wall Street Journal, njeri që orkestroi sulmin që la të vdekur 130 persona ka lidhje me njerëzit nga Birmingham.
Kurse sipas The Guardian, edhe një person i përfshirë në sulmet e Parisit kishte vizituar Britaninë në fillim të këtij viti.
Identiteti i tij nuk u zbulua, por ai dyshohet se u takua me njerëz në Londër dhe Birmingham.
“Dyshohet se kishte qëllim dhe u kishte ndihmuar për sulm terrorist kundër Britanisë së Madhe”, shkruan Metro.co, transmeton Express.
Tani në Britaninë e Madhe është rritur niveli i kërcënimit nga sulmet terroriste. Qeveria në Britani thotë se të paktën shtatë komplote të mundshme janë shkatërruar vitin e kaluar, edhe pse asnjëri nuk ishte në shkallë rrezikshmërie si ato në Paris.