Lajmet e fundit

Mustafa: Po punojmë në fondin publik për sigurimet shëndetësore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një vizite në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare në Kosovë (QKUK), në shoqërim të ministrit të shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka lavdëruar sukseseset e këtij departamenti dhe personelin shëndetësor, duke e quajtur të shkëlqyeshëm funksionimin e departamentit të kardiologjisë.

Ai tha se një ndër prioritetet e Qeverisë është edhe shëndetësia, dhe sipas tij është përcaktuar fondi publik për sigurimet shëndetësore në të cilat aktuliasht është duke u punuar.

“Është një fakt që sukseset të cilat po shënohen tash janë suksese të cilat meritojnë të respektohen dhe kultivohen dhe japin shpresë që megjithate shëndetësia po zhvillohet dhe ka personel të mirë shëndetësor. Ne kemi përcaktuar disa perioritete në Qeveri në shumë fusha, ndër to edhe shëndetësinë. Natyrisht kjo nënkupton edhe mjete financiare në teknologji dhe në pajisje, dhe të bëjmë përpjeke qe edhe ne këtë aspekt të jemi konkurent. Kemi përcaktuar fondin publik të sigurimeve shëndetësore në të cilin po punohet. Kemi përcaktuar dhe funksionalizimin e departamentit të kardiologjisë, i cili po funksionin shkëlqyeshëm. Jemi orientuar edhe per qendrën për kirurgji të femijëve. Për këtë të fundit i jap meritën Presidentes, që ka tërheq invetimin e Emiratevë të Bashkuara”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, ministri Rrahmani ka paraqitur disa nga të arriturat e ministrisë së tij.

Ai ka potencuar se Ministria e Shëndetësisë në qendër ka shëndetin e pacientëve dhe sigurimet shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.