Ai para pjesëmarrësve në manifestimin në Gjakovë ka thënë se sot janë mbledhur këtu për ti thënë jo marrëveshjeve për Asocacionin dhe Demarkacionin.
Haradinaj ka është shprehur se kanë dalë në rrugë dhe kanë përdorur dhunë, për shkak të pushtetit të korruptuar, transmeton lajmi.net.
Ja fjalimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Gjakovës. Ju kemi ftuar sot këtu, edhe pse keni plagë në trup e në shpirt, sepse nga ng Gjakova, nga çdo familje e juaj, nga ky shesh buron liria, buron pavarësia. Sovranitetin, Kushtetutën, territorin e Kosovës e keni larë me gjakun tuaj!
“Kosova është gjaku im që nuk falet” – ka thënë Ali Podrimja. Përjetësisht mirënjohje sakrificës së bashkëkombësve tanë për liri. Shumë faleminderit për vendosmërinë tuaj, për vendimin tuaj për të qenë bashkë sot, këtu në këtë shesh, për t’iu thënë JO marrëveshjeve të dëmshme.
Ne jemi evropianë dhe e nderojmë mikun e përjetshëm- Amerikën.
Pse Kosova sot është “e përulur dhe e turpëruar”, “e lodhur dhe ekonomikisht e dërmuar”. Një Kosovë me kaq shumë potenicale njerëzore e natyrore.
Pushtetarët e korruptuar, e kanë dërmuar qytetarin, familjen, lirinë, dhe po e rrezikojnë shtetin.
Pushteti i korruptuar, na ka nxjerr në rrugë, sepse po donë ta bëjë Serbinë Zot shtëpie në Kosovë. Na ka detyra me përdor gaz, se po donë me i falë tokë Malit të Zi. Ne i themi JO, se Kosova është një e nuk bëhet dy.
Pushteti po na burgosë. Të burgosurit politik dhe përjashtimi i opozitës po na kthejnë në të kaluarën e hidhur. Po na i thyejnë dyert e shtëpive dhe zyrat e punës, vetëm me u pajtuar me marrëveshjet e tyre. Ne u themi JO. Nuk kemi as tokë me falë e as nuk e kemi ndërmend ta lejojmë Serbinë me u kthye.
Kosovën e kemi çliruar bashkë me ju e me aleatët. Bashkë do ta mbrojmë.
Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë.
Ju kemi thirr sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa.
Jemi bashku sot kundër t’ligut e t’keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje.
Mos i burgosni deputetët.
Kur e kemi nisë luftën, na kanë pas thanë se e kemi gabim. Por më vonë krejt bota demokratike ka qenë në anën tonë. Bashkë do të jemi prapë.
Të dashur bashkëqytetarë, sot këtu jemi për shtet. Sot u themi JO marrëveshjeve, nga Gjakova. Marrëveshjet nuk kalojnë.