Lajmet e fundit

Visar Ymeri i quan kryepolic Thaçin e Mustafën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i ka quajtur kryepolic kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçin, që sipas tij flasin vetëm me policinë jo kundër krimit por kundër kundërshtimit.

“Këta i arrestojnë deputetët, i thyejnë zyrat se kështu duan ta ndalin kundërshtimin. Protestojmë se pushteti nuk mund ta arrestojë një popull të tërë”, tha Ymeri gjatë manifestimit që sapo përfundoi në Gjakovë, organizuar nga tri partitë opozitare.

Ymeri tha se Gjakova po e manifeston Republikën pavarësisht kundërshtimin të Mustafës dhe Thaçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.