Sir Mick Jagger mezi pret të shkojë në turne me Rolling Stones sërish vitin tjetër, pasi është “pushtuar” nga paraqitjet e grupit në Glastonbury dhe Hyde Park këtë verë.
Këngëtari 70-vjeçar thotë se koncertet e grupit në Glastonbury në qershor dhe në Hyde Park në korrik ishin “të përkryera” dhe një “përfundim i shkëlqyeshëm” për turneun e tyre Evropian dhe të Amerikës Veriore, që shënoi 50-vjetorin e grupit. Dhe, ai është aq i mahnitshëm sa dëshiron të niset në rrugë sërish.
“Kjo verë ishte vërtet e mirë për ne. Unë jam vërtet i lumtur dhe kalova kohë vërtet fantastike vitin e kaluar. Ishte mrekulli t’i japin fund në Glastonbury dhe Hyde Park. Ne jemi të pushtuar. Do të më pëlqente ta bëj sërish”, ka thënë Jagger.