Kryeministri Isa Mustafa njëherit edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marr mbështetje nga Kryesia Qendrore e partisë së tij, për mënyrën se si ai po e qeverisë vendin.
Kryesia Qendrore e LDK-së, në mbledhjen e rregullt, në të cilën Isa Musta njoftoi për gjendjen aktuale dhe proceset e ardhshme të cilat e presin Kosovën, ka përgëzuar kryeministrin për lidershipin e treguar, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
“Kryesia Qendrore e LDK-së në emër të të gjithë anëtarësisë së partisë dhe strukturave të LDK-së, i dha përkrahje të plotë kryetarit Mustafa, në punën e suksesshme në drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe lidershipin e dëshmuar, që u vlerësua edhe nga sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Në mbledhjen e mbajtur dje, gjithashtu, u bisedua për aktivitetet nëpër degë, reformën e administratës, procesin zgjedhor në Forum Rinor dhe planifikimet për organizimin e përvjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.