Lajmet e fundit

Shpërblehen më të mirët për vullnetarizëm dhe aktivitete rinore

Uresa Ahmeti nga Ferizaj është shpallur të shtunën vullnetarja më e mirë për këtë vit në nivel të komunës, ndërsa Taulant Bega ka marr çmimin e aktivistit të më të mirë rinor.

Ky çmim i cili për çdo vit ndahet nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport e Ferizajt përkon me 5 Dhjetorin- Ditën Ndërkombëtare të Punës Vullnetare. Me këtë rast është thënë se vullnetarizimi është vendimi për të vepruar sipas nevojës, me përgjegjësi shoqërore dhe pa menduar për përfitime financiare.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, pasi i ka falënderuar këta të rinj për kontributin e tyre në fushën e vullnetarizimit, ka thënë se organizata qeveritare e joqeveritare e kultivojnë punën vullnetare prej një kohe të gjatë me qëllim që të ndihmojnë ata që kanë nevojë, ose bëjnë punë me përfitime shoqërore.

“Ndjenja e vullnetarizmit ka të bëjë me ndjenjën e altruizmit, me ndjenjën e bamirësisë. Kur njeriun e shoqëron një ndjenjë e tillë, ai bëhet më mirëkuptues, më dashamirës i njerëzve, më shoqëror dhe më human. Ndaj, vullnetarët gjithnjë i shoqë ror ndjenja e përgjegjësisë njerëzore për hallet, vuajtjet e vështirësitë e të tjerëve si individë, si shtresa ose si shoqëri në tërësi. Këtë ndjenjë më së miri e kuptojnë ata që kanë dhënë e japin kontribut në mirëqenien e të tjerëve në çfarëdo mënyre”, ka thënë Svarqa,

Për më tepër në këtë ditë ndërkombëtare të punës vullnetare 14 të rinj nga Ferizaj kanë marr librezat e vullnetarit me zotimin se do të jenë përkrah atyre që kanë më së shumti nevojë. Këto çmime i ka ndarë një komision i përzier i përbërë prej aktivistëve të shoqërisë civile, ndërsa është thënë se arsyet se pse njerëzit e zgjedhin këtë profesion janë të shumta duke u nisur nga nevoja për t’i ndihmuar të tjerët për një kauzë dhe për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.