Lajmet e fundit

Përkrahet kërkesa e ministrit të Bujqësisë që tokat bujqësore të kalojnë në pronësi të shtetit

Me formën e privatizimit të tokave bujqësore nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi është shprehur i pakënaqur.

Ai në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka kërkuar ndryshime të tjera, të cilat, siç tha ai, do të ishin në funksion të zhvillimit ekonomik.

Krasniqi propozoi që tokat bujqësore që ende nuk janë privatizuar të kthehen në kompetencë të Qeverisë, me qëllim të nxitjes se investimeve nga jashtë dhe krijimit të mundësive më të favorshme për investime strategjike, për të cilën ai tha se kishte arsye.

Një ndryshim i tillë është konsideruar si një nismë e mirë për tokat bujqësore.

Eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci, tha për KosovaPress se këto vitet e fundit është bërë një keqmenaxhim dhe tjetërsim i tokave bujqësore, pasi që çdo përfitim material është bërë në kurriz të tokave bujqësore.

Rusinovci: Nismë e mirë që tokat bujqësore të kthen në kompetenca të qeverisë

“Konsideroj që është një nisme e mirë, sepse një prej asketeve më të rëndësishme të këtij vendi është pikërisht toka bujqësore. Këto vitet e fundit ka qenë një keq menaxhim, tjetërsim, një dhunim i egër i tokave bujqësore dhe çdo përfitim material është bërë pikërisht në kurriz të tokave bujqësore. Madje legjislatura ekzistuese i sanksionon kategoritë e caktuara të tij por edhe të tokave, qysh janë prej klasit të parë, deri të klasa e katër, megjithatë nuk është përfill… Mendoj që një prej nismave më të mira që e ka marr Qeveria deri më tash është pikërisht kjo, por metët të shihet nëse do të përfillet dhe se a do të zbatohet kjo në praktikë”, tha Rusinovci për KosovaPress.

Rusinovci përveç se e konsideron të mirë nismën që tokat që nuk janë privatizuar të kalojnë në kompetencë të Qeverisë, ai thotë se e mirëseardhur do të ishte që edhe tokat që janë privatizuar, të kthehen në kompetencat e Qev erisë, pasi që, sipas tij, nuk janë ruajtur destinacionet e shfrytëzimit të këtyre tokave bujqësore.

Rusinovci: Qeveria të merr nismë edhe për tokat bujqësore të cilat janë privatizuar

“Një pjesë e konsiderueshme e tokave që janë privatizuar më herët nuk kanë përfill destanacionin e tyre, pra nuk e kanë pasur pikësynim ruajtjen e destinacionit të tyre. Dhe unë mendoj se kjo duhet të ketë një pikë përgjegjësie nga mekanizmat ekzekutiv, tani aty ka pas interpelanca të ndryshme se fillimisht kanë qenë në kompetencat e Qeverisë, jo shtylla e katër, jo faktorët e ndryshëm, mendoj që duhet një rishikim detal i tokave bujqësore që vërtetë destinacioni i tyre të shfrytëzohet. Unë mendoj se në këtë konsolacion kish me qenë mirë që Qeveria të merr edhe ndonjë nismë edhe për tokat që janë privatizuar dhe nuk e kanë ruajtur destincionin e shfrytëzimit të tyr e, sepse është një përgjegjësi e jona për gjeneratat e ardhshme që këtë resurs ekzistues ta ruajmë, ta shfrytëzojmë, dhe ta menaxhojmë mirë”, tha Rusinovci.

Dy ditë me herët në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka kërkuar që me ndryshimet e ardhshme në Ligjin për AKP-në të mundësohet që tokat, të cilat janë aktualisht nën menaxhimin e AKP-së të kalojnë në menaxhim të Qeverisë.

Krasniqi: Pjesët e mbetura të tokës bujqësore të nga AKP në kthen në kompetenca të Qeverisë

“Dua ta thërras vëmendjen tuaj tek privatizimi i tokave bujqësore, për çka konsideroj se duhet të ketë një ndryshim të legjislacionin aktual kur kihet parasysh se vitet e fundit janë privatizuar rreth 28 mijë hektarë tokë bujqësore…sidoqoftë ne duhet të mendojmë për të ardhmen meqenëse janë edhe dhjetëra mijëra hektar tokë bujqësore nën menaxhimin e Agjencionit të Privatizimit të cilat unë mendoj që rrezikojnë të shkojnë dëm nëse ne nduk ndërmarrim ndonjë ndryshim…Mendimi im është që nëse është e mundshme, të bëjmë ndryshime këtu ose ta iniciojmë një plotësim ndryshim të legjislacionit sa më parë veçanërisht tash kur e kemi miratuar projektligjin për investime strategjike i cili jep një hapësirë edhe për investime në bujqësi duke propozuar që ta zëmë pjesën e mbetur të krye tokave bujqësore ta transferojmë nga AKP në kompetencën e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Kërkesën e ministrit Krasniqi e ka përkrahur edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili e vlerësoi si të e arsyeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.