Lajmet e fundit

Franca në problem, çka me trupat e terroristëve sulmues

Franca e ka problem se çka të bëjë me trupat e sulmuesve të sulmit terrorist në Paris më 13 nëntor.

Ligji parasheh disa skenarë, thotë Francois Miso Nerard, njeriu që është në krye të shërbimit për varrime të qytetit të Parisit, shkruan AFP.

“Ose familjet i kërkojnë trupat e tyre ose jo. Nëse familjet kërkojnë kufomat, ata kanë të drejtë të varrosen në vendet ku kanë jetuar, ku kanë vdekur ose ku dëshiron familja”, thotë Nerard.

Nëse familjet e të vrarëve nuk duan t’i mbajnë varrimet atëherë i mbetet autoriteteve lokale që të vendosin se çka të bëjnë me to.

Në çdo rast, ” edhe në qoftë se nuk ka kërkesë të ketë varr anonim , kjo do të ishte në interesin e të gjithëve”, thotë Nerard .

Megjithatë, zyrtarët brengosur se një varr i tillë mund të bëhet “i shenjtë” për ekstremistët tjerë.

Ndryshe shtatë sulmues janë vrarë natën e 13 nëntorit, por deri më tani janë identifikuar vetëm katër trupa.

Tre kanë gjuajtur veten në ajër tek stadiumi “Stade de France “, Bilal Hadfi ( 20 ) , i cili ka jetuar në Belgjikë, ndërsa dy të tjerë nuk janë identifikuar ende. Tre janë vrarë në teatrin Bataclan, dy nga ta janë identifikuar, Sami Amimour ( 28 ) dhe Omar Ismail Mostefai ( 29 ). Këta dy janë shtetas të Francës . Nuk dihet se kush ishte sulmues i tretë .Përveç kësaj, Brahim Abdeslam ( 31 ), shtetas francez i cili ka jetuar në Belgjikë, kreu sulmin në kafenenë në Bulevardin “Voltaire”.

Tre janë vrarë në aksionin e policisë në lagjen parisiene Saint Denis. Njëri nga ta është Abdelhamid Abaud(28), i cili dyshohet se ka qenë organizator i sulmit, si dhe kushërira e tij, 26 vjeçarja Hasna Aitboulahcen. Personi i tretë që u vra në këtë aksion nuk është identifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.