Lajmet e fundit

Departamenti i Shtetit: Konsullata në Stamboll në rrezik

Departamenti i Shtetit amerikan ka paralajmëruar se konsullata e SHBA-ve në Stamboll është ekspozuar nga kërcënimet për sigurinë dhe ka këshilluar amerikanët që t’i shmangen asaj zone.

“Për shkak të informatave në lidhje me kërcënimet ndaj kompleksit në konsullatën amerikane, konsullata e përgjithshme amerikane njofton të gjithë shtetasit amerikanë që sot t’i shmangen kësaj konsullate”, thuhet në faqen e internetit të Byrosë së Sigurisë Diplomatike.

Shtetasit amerikanë në Turqi po ashtu janë ftuar që të mbajnë një nivel të lartë të kujdesit, që të jenë të njohur me situatën lokale dhe të marrin hapat e duhura për të rritur sigurinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.