Lajmet e fundit

Mustafa: Refuzimi i opozitës nuk ishte përfundimtar

Oferta e bërë nga Kryeministri Isa Mustafa, u refuzua menjëherë nga opozita.

Por kjo gjë nuk po i bënë përshtypje Mustafës, njofton Klan Kosova.

Ai po konsideron se përgjigjja e opozitarëve nuk ishte përfundimtare.

Sipas Mustafës opozita kosovare duhet të reflektoj, sepse përndryshe kjo situatë shkon në të keq të popullit të Kosovës.

Mustafa edhe njëherë tregoi se beson shumë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kurse për manifestimin e opozitës në Gjakovë, Mustafa është shprehur se kjo është një e drejtë ligjore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.